Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Tensione para Kuvendit: Protesta për Specialen përshkallëzohet me fishekzjarre

Tensione para Kuvendit: Protesta për Specialen përshkallëzohet me fishekzjarre - Tensione para Kuvendit ProtestapërSpecialenpërshkallëzohetmefishekzjarre
– min lexim Shpërndaje

Situata është tensionuar mbrëmjen e së hënës para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po vazhdon protesta në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit janë afruar pranë barrierave të vendosura nga Policia e Kosovës në hyrje të Kuvendit, ndërsa kanë kërkuar që deputetët të vazhdojnë punën deri në përfundimin e procedurave për projektligjin.

Me rënien e natës në Prishtinë, prania e forcave policore para objektit është shtuar, ndërsa njësitë speciale janë vendosur në pjesën e përparme të ndërtesës.

Hidhen mjete piroteknike

Tensionet u rritën pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike në drejtim të objektit të Kuvendit. Raportimet nga terreni bëjnë të ditur se gjatë protestës është dëmtuar edhe një dritare e ndërtesës nga fishekzjarrët.

Policia ka ndërhyrë për të kontrolluar situatën, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje protestuesve që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas Kuvendit, projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të 5 tetorit.

Megjithatë, protestuesit kanë kërkuar që procesi të vazhdojë dhe ndryshimet të miratohen edhe në fazat e mëtejshme parlamentare.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimin se kishte poseduar dhe hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore.

Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë pranë objektit.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas