Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum - përplasje me policinë në disa qytete - Tensione Itali protestuesithyjnënëKoloseum-përplasjemepolicinënëdisaqytete
– min lexim Shpërndaje

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në qytetet kryesore të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës, qeverisë së Giorgia Melonit
dhe luftërave në Lindjen e Mesme.

Protestat ishin kryesisht paqësore, por në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino u regjistruan tensione dhe përplasje me policinë.

Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

Për garantimin e sigurisë, qeveria angazhoi policë dhe ushtarë, ndërsa në Milano u dislokuan 500 ushtarë.

Sipas autoriteteve, nëntë persona u arrestuan, 87 u raportuan dhe 371 të tjerë u shoqëruan në polici për verifikime.

Kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi operacionin e sigurisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por edhe siguria e qytetarëve duhet të mbrohet. /kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas