Shqip kudo që je!

Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste

Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste - Starmer jep dorëheqjen sikryeministëriBritanisëdhesikryetariPartisëLaburiste

Keir Starmer, ka dhënë të hënën dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Britanisë së Madhe e po ashtu nga ajo e liderit të Partisë Laburiste, duke i hapur rrugën Britanisë që të ketë kryeministrin e saj të shtatë në vetëm 10 vjet.
Më pak se dy vjet pasi arriti një fitore dërrmuese në zgjedhje, e cila premtonte t’i jepte fund kaosit në politikën britanike, Starmer ka deklaruar të hënën se ishte bërë më se e qartë se partia e tij dëshironte largimin e tij.
Ai ka thënë se çdo vendim që ka marrë në detyrë ka qenë për “ta vënë në radhë të parë vendin e tij që e do shumë” 
Ai ka njoftuar po ashtu se nominimet për kandidatët që do ta zëvendësojnë do të hapen më 9 korrik. Megjithatë, rivali i tij, Andy Burnham, konsiderohet favorit i qartë.
Presioni ndaj Starmerit, i cili kishte ardhur duke u rritur prej muajsh, u shtua ndjeshëm të premten kur Burnham, kryetari i qarkut Greater Manchester, fitoi bindshëm një zgjedhje parlamentare për t’u rikthyer në Westminster, duke mposhtur kandidatin e partisë së Nigel Farage, “Reformo Mbretërinë e Bashkuar ”, e cila ka kryesuar sondazhet kombëtare për më shumë se një vit.
Kjo fitore u dha shpresë deputetëve laburistë se Burnham, një politikan me përvojë i njohur për aftësitë e tij komunikuese, mund të ndryshojë fatin e partisë, e cila ka humbur mbështetje nën drejtimin e Starmerit, popullariteti i të cilit ka rënë në nivelet më të ulëta për çdo lider britanik.
Andy Burnham, i cili mund të zëvendësojë kryeministrin, do të jetë të hënën në Westminster për t’u betuar si deputet për Makerfield, pasi ka fituar zgjedhjet e pjesshme javën e kaluar. 
Kryeministri Starmer dhe aleatët e tij kishin këmbëngulur për javë të tëra se do të luftonin çdo sfidë për udhëheqjen nga Burnhami ose nga kushdo tjetër, përpara zgjedhjeve të pjesshme në Makerfield, në të cilat Burnham siguroi rikthimin e tij në Parlament.
Megjithatë, të dielën në mëngjes, sekretari për biznesin, Peter Kyle, i ka thënë Sky News se Starmer po e kalon fundjavën duke “reflektuar mbi realitetet politike” me të cilat po përballet.
Pasi kryetari Greater Manchester, Andy Burnham fitoi zgjedhjet e së enjtes me një diferencë të konsiderueshme ndaj partisë “Reform UK” të Nigel Farage, duke siguruar mbi 9,000 vota avantazh dhe më shumë se 50% të votave, ekipi i Burnhamit besonte se ka mbështetjen e rreth 200 deputetëve laburistë, afërsisht gjysmës së grupit parlamentar.
Që atëherë, ky numër është rritur dhe Burnham është bërë gjithnjë e më i bindur se mund të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe, rrjedhimisht, postin e kryeministrit pa një garë formale.
Të premten, ministra që më parë kishin qenë besnikë ndaj Starmerit i kanë thënë atij se duhej të merrte një vendim për afatin e largimit të tij deri në fund të fundjavës, përndryshe rrezikonte të detyrohej të largohej nga posti.

Çdo deputet që dëshiron të sfidojë për postin e liderit duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20% të grupit parlamentar, ose 81 deputetëve.
Largimi i Starmerit e çon Mbretërinë e Bashkuar drejt kryeministrit të saj të shtatë brenda 10 vjetëve, vetëm dy vjet pasi ai udhëhoqi Laburistët drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar një shumicë prej 174 vendesh.
Megjithatë, qeverisja e tij është goditur nga polemika dhe ndryshime të njëpasnjëshme qëndrimesh, përfshirë çështjen e pagesave për ngrohjen dimërore për të moshuarit dhe vendimin për të emëruar Peter Mandelson si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington.
Partia Laburiste ka rënë ndjeshëm në sondazhe dhe vetë Starmer është shumë jopopullor tek një pjesë e madhe e publikut.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus