SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec.
Sipas vendimit të gjykatës datë 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrime të shumës totale prej mbi 128 milionë eurosh nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e të cilës është Redi Struga. Këto fonde dyshohet se janë përdorur për të treja transaksionet e shitblerjes së tokave në Zvërnec.
Top Channel raporton se përgjimet e realizuara nga SPAK, të cilat dokumentonin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, kanë qenë kyçe për nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrjetit të pastrimit të parave në këtë çështje.
Kompania “Albanian Land Development” ka luajtur rolin e ndërmjetësit me kompanitë e vëllerëzve Al -Kajat nga Katari.
Ndërkohë mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Raportohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash./Top Chanel
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
12 Qershor, 2026

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar
12 Qershor, 2026




12 Qershori 1999 – Dita e Lirisë së Kosovës
12 Qershor, 2026


SHBA i heq ‘non grata’-n Sali Berishës? Ja çfarë raportohet
11 Qershor, 2026




Lajmet e Fundit

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
12 Qershor, 2026

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar
12 Qershor, 2026




12 Qershori 1999 – Dita e Lirisë së Kosovës
12 Qershor, 2026