Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Sot betohen qindra rekrutë të rinj të FSK-së në Prishtinë

Sot betohen qindra rekrutë të rinj të FSK-së në Prishtinë - Sot betohen qindra rekrutëtërinjtëFSK-sënëPrishtinë
– min lexim Shpërndaje

Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në orën 15:00, në prani të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton albinfo.ch.

Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 15:00, ndërsa pritet të marrë pjesë një numër i madh rekrutësh, të cilët do t’i bashkohen radhëve të FSK-së pas përfundimit të fazës përkatëse të përgatitjes.

Në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Betimi shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e rekrutëve të rinj, të cilët zotohen për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në shërbim të vendit./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas