Shqip kudo që je!

Söder nderon diasporën shqiptare në Mynih

Söder nderon diasporën shqiptare në Mynih - Söder nderon diasporën shqiptarenëMynih

Në një atmosferë vlerësimi dhe mirënjohjeje, përfaqësues të diasporës nga Kosova në Bavari morën pjesë në një darkë zyrtare të organizuar në Rezidencën Mbretërore në Mynih, me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Në këtë ngjarje të veçantë mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm, Afrim Nura, së bashku me përfaqësues të komunitetit shqiptar, ndërsa i pranishëm ishte gjithashtu edhe Ministri për Çështje Evropiane, Eric Beißwenger, si dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në Bavari.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Söder theksoi rëndësinë e integrimit të komuniteteve të huaja dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të landit bavarez. Ai vuri në dukje se diversiteti kulturor përbën një vlerë të shtuar për shoqërinë gjermane.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe profesionistë të suksesshëm nga diaspora kosovare, përfshirë mjekë, juristë, këshilltarë tatimorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të shoqatave, të cilët me punën e tyre kontribuojnë ndjeshëm në jetën publike dhe ekonomike të Bavarisë.

Mbrëmja shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve bavareze dhe komuniteteve ndërkombëtare, duke theksuar rolin e diasporës si një urë e fuqishme bashkëpunimi mes vendeve të origjinës dhe Gjermanisë. /kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus