Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Shqipëria pritet të mbyllë edhe një kapitull të negociatave me BE-në

Shqipëria pritet të mbyllë edhe një kapitull të negociatave me BE-në - Shqipëria pritet mbyllëedhenjëkapitulltënegociatavemeBE-në
– min lexim Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Shqipëria të martën më 13.10.2026, do të mbyllë edhe Kapitullin e 20-të për anëtarësim në BE.

Ky zhvillim pritet të ndodhë në Luksemburg ku do të mbahet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE.

Kapitulli ka të bëjë me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

“Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”- ka njoftuar Rama në Facebook.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Më 14.07.2026, në Bruksel në takimin e nëntë i Konferencës së Anëtarësimit, u mbyllën tre kapitujt e negociatave me BE-në: Kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullit 30 (Marrëdhëniet e Jashtme).

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill të vitit 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në BE në qershor të vitit 2014. 

BE-ja mbajti konferencën e saj të parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik të vitit 2022.

Deri më tani, të 33 kapitujt e negociatave janë hapur dhe tre (pa këtë të fundit) janë mbyllur për momentin.

Në prill të vitit 2018, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Më pas, në qershor të po atij viti, Këshilli miratoi konkluzionet ku ra dakord t’i përgjigjej pozitivisht progresit të arritur nga Shqipëria, duke skicuar edhe udhërrëfyesin drejt çeljes së negociatave në qershor të vitit 2019. 

Më 24.03.2020, ministrat e çështjeve evropiane dhanë pëlqimin e tyre politik për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua zyrtarisht përmes procedurës me shkrim dhe u konfirmua nga Këshilli Evropian në ditët në vijim. 

Negociatat e anëtarësimit zhvillohen përmes konferencave ndërqeveritare (të njohura shpesh si “konferenca anëtarësimi”) ndërmjet ministrave e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe vendit kandidat. Këto negociata përfshijnë tërësinë e të drejtave dhe ligjeve të përbashkëta të bllokut (të njohur si acquis e BE-së) dhe ndahen në kapituj të veçantë ose grup-kapituj (klustere) që mbulojnë fusha të ndryshme politikash. Takimet mund të zhvillohen në nivel ministror ose në nivel zëvendësish (ambasadorësh).

Sipas të dhënave të Këshillit Evropian, konferenca e tetë e anëtarësimit me Shqipërinë u mbajt më 26.05.2026. Ky takim shërbeu për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme (interim benchmarks) nga ana e Shqipërisë dhe për të përcaktuar kriteret përmbyllëse për Klusterin 1, “Themeloret”, i cili përfshin kapitujt negociues për: gjyqësorin dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23); drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike (Kapitulli 24); prokurimin publik (Kapitulli 5); statistikat (Kapitulli 18); dhe, kontrollin financiar (Kapitulli 32).

Çdo vit, Këshilli analizon progresin e arritur në rrugën evropiane nga secili prej vendeve kandidate dhe partnere të BE-së, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas