Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar më 29 prill 2026 në Londër Dialogun e Punëve të Brendshme 2026, duke thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Sipas njoftimit zyrtar, për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Silva Caka.
Ky partneritet fokusohet veçanërisht në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, financave të paligjshme, migracionit të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare.
Dialogu për Punët e Brendshme 2026 vjen si vazhdim i Dialogut Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025-2026, duke dëshmuar se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten partnerë të besueshëm në përpjekjet e përbashkëta kundër krimit të organizuar.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera



NATO-60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë
29 Maj, 2026








Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri
28 Maj, 2026






