Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Shkolla shqipe hap një paralele të re në Dachau, Gjermani

Shkolla shqipe hap një paralele të re në Dachau, Gjermani - Shkolla shqipe hap njëparaleletërenëDachauGjermani
– min lexim Shpërndaje

Fëmijët shqiptarë në Dachau dhe rrethinë tashmë kanë një mundësi të re për të mësuar gjuhën shqipe dhe për të ruajtur lidhjet me prejardhjen e tyre.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) ka hapur të enjten, më 8 tetor 2026, një paralele të re të shkollës shqipe në qytetin e Dachaut, duke zgjeruar kështu mundësitë për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe te brezat e rinj në mërgatë.

Në hapjen e klasës morën pjesë kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj, mësuesja Buqe Arifaj dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Arif Arifaj.

Mësimi do të mbahet çdo të enjte, nga ora 14:30 deri në 16:00, nën udhëheqjen e mësueses Besmire Rakoci. Paraleleja e re është e vendosur në shkollën fillore Grundschule Dachau-Ost, në adresën Anton-Günther-Straße 3, 85221 Dachau.

Me këtë rast, LAPSH-i u bën thirrje prindërve shqiptarë në Dachau dhe zonat përreth që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, duke u krijuar mundësinë të mësojnë gjuhën e nënës, të njohin kulturën shqiptare dhe të ruajnë identitetin e tyre kombëtar.

Hapja e kësaj paraleleje është një tjetër hap në përpjekjet për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj që rriten jashtë atdheut. Në përfundim të takimit, nxënësit u pajisën me librat shkollorë.

Organizatorët falënderuan të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme, ndërsa mësueses dhe nxënësve u uruan një fillim të mbarë dhe suksese në rrugëtimin e tyre arsimor./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas