Në kuadër të Samitit të katërt të Diasporës Shqiptare, i mbajtur në Pallati i Kongreseve, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar disa figura të shquara për kontributin e tyre në promovimin dhe zhvillimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Një nga momentet më të rëndësishme të ceremonisë ishte dekorimi i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili u nderua me titullin e lartë “Urdhri i Skënderbeut”. Në fjalën e tij, Cana u shpreh se gjatë gjithë karrierës ka pasur si synim përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve, duke theksuar se ky vlerësim është një nder i veçantë për të dhe familjen e tij.
Gjatë ceremonisë u nderuan edhe personalitete të tjera të diasporës. Gentian Toshkëzi u dekorua me titullin “Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, ndërsa Klarita Gërxhani dhe Shqiponjë Telhaj morën titullin “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik”.
Po ashtu, Markus Schuhmann dhe Andres Lindberg u nderuan me titullin “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut” për kontributin e tyre në mbështetje të çështjeve shqiptare.
Ky aktivitet theksoi edhe një herë rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare luan në forcimin e imazhit të vendit dhe në zhvillimin e tij në nivel ndërkombëtar.

















