Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Rubio: Të shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera

Rubio: Të shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera - Rubio shqetësuar sekonfliktinëUkrainëmundtëpërhapetnëvendetëtjera
– min lexim Shpërndaje

Tani ndodhemi në një ngërç strategjik. Ngërçet strategjike zgjidhen ose përmes negociatave, ose përmes përshkallëzimit nga njëra apo të dyja palët – një përshkallëzim që përfundon duke u shtrirë përtej kufijve të konfliktit fillestar, deklaroi sekretari i Shtetit Marco Rubio në një intervistë për gazetën greke Kathimerini duke iu referuar situatës në Ukrainë.

“Ne ndajmë shqetësimin se konflikti mund të intensifikohet deri në atë pikë sa të përfshijë vende të tjera dhe ndoshta të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë”, theksoi  Rubio

“Jemi të shqetësuar për mundësinë e një operacioni sabotimi në një vend fqinj, i cili mund të dalë jashtë kontrollit”, shtoi ai duke iu referuar situatës në vendet fqinje me Rusinë të cilat kanë nisur të regjistrojnë shkelje të vijës së tyre ajrore nga ana e Rusisë. /kudoshqip.com

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas