Shqip kudo që je!

Nga rrjetëzimi te partneritetet, bizneset shqiptare nga Zvicra dhe diaspora mblidhen në Lucernë

Nga rrjetëzimi te partneritetet, bizneset shqiptare nga Zvicra dhe diaspora mblidhen në Lucernë - rrjetëzimi te partneritetetbiznesetshqiptarengaZvicradhediasporamblidhennëLucernë

Në qytetin e Lucernës ka nisur një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar të biznesit në diasporë, ku dhjetëra sipërmarrës dhe profesionistë nga Zvicra dhe vende të tjera janë bërë bashkë në kuadër të një takimi të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare.

Aktiviteti synon të forcojë lidhjet mes bizneseve shqiptare, të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi dhe të nxisë partneritete konkrete që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Visar Robelli, theksoi se ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik, profesional dhe institucional.

Sipas tij, pjesëmarrësit nuk janë mbledhur vetëm për të shkëmbyer ide dhe përvoja, por edhe për të identifikuar projekte të përbashkëta dhe mundësi investimi që mund të sjellin përfitime afatgjata për bizneset shqiptare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Ajo theksoi se diaspora vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, jo vetëm përmes remitancave, por edhe përmes investimeve, transferimit të njohurive, teknologjisë dhe përvojave profesionale.

Gjatë takimit po zhvillohen prezantime të kompanive pjesëmarrëse, diskutime tematike dhe takime të drejtpërdrejta B2B, të cilat synojnë krijimin e lidhjeve të reja biznesore dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve shqiptarë.

Pjesëmarrësit kanë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të takojnë partnerë potencialë dhe të eksplorojnë mundësi të reja për investime dhe zhvillim të përbashkët.

Programi i aktivitetit ka nisur gjatë paradites me networking dhe takime biznesore, ndërsa në mbrëmje do të organizohet një darkë solemne, e cila do të shërbejë si një tjetër mundësi për forcimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes përfaqësuesve të biznesit shqiptar nga vende të ndryshme të botës.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus