Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Presidentja Justina Shiroka Pula zhvillon takimin e parë koordinues me krerët institucionalë

Presidentja Justina Shiroka Pula zhvillon takimin e parë koordinues me krerët institucionalë - Presidentja Justina Shiroka Pulazhvillontakimineparëkoordinuesmekrerëtinstitucionalë
– min lexim Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale politike dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një ndër temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta shtetërore, me fokus në çështjet me rëndësi për vendin dhe funksionimin institucional./kudoshqip.com

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas