Shqip kudo që je!

Prej sot, paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro

Prej sot, paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro - Prej sot paga minimalenëKosovëështërriturnë500euro

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo rritje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e rreth 150 mijë punëtorëve të sektorit privat.

Sipas tij, paga minimale në vend nuk kishte pësuar ndryshime për më shumë se një dekadë. Që nga viti 2011, ajo kishte mbetur në 130 euro për personat nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi këtë moshë.

Kurti rikujtoi se gjatë mandatit të tij paga minimale është rritur disa herë, duke kaluar fillimisht në 250 euro, më pas në 350, më vonë në 425 euro, ndërsa tashmë ka arritur në 500 euro.

Megjithatë, kjo rritje vjen në një kohë kur qytetarët përballen edhe me shtrenjtim të vazhdueshëm të jetesës. Institucionet kanë paralajmëruar rritje të çmimeve, sidomos për produktet bazë të konsumit, energjinë dhe derivatet e naftës.

Pavarësisht sfidave ekonomike, mbetet shpresë që paga mesatare në Kosovë të vazhdojë të rritet dhe të mos mbetet në nivelin minimal. Nga sot, paga prej 500 eurosh duhet të jetë kufiri më i ulët për çdo të punësuar në vend.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus