Shqip kudo që je!

Pesë persona humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri në Gjermani

Pesë persona humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri në Gjermani - Pesë persona humbin jetënngatështënatmearmëzjarrinëGjermani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë këtë të hënë, ku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin Stade, rreth 45 kilometra në perëndim të Hamburgut.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në zonën e Dankersstraße, duke shkaktuar mobilizimin e menjëhershëm të forcave të policisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Autoritetet kanë konfirmuar se pesë persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa deri më tani janë arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen. Policia ka nisur një operacion të gjerë hetimor dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e ndërhyrjes.

Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një qendër për të rinj, megjithatë autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi rrethanat e sakta të incidentit.

Shkaqet dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacione sapo të përfundojnë veprimet e para hetimore.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus