Prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati është nisur në vendin e ngjarjes pas plagosjes së trefishtë në Podujevë.
Kastrati tha se nuk kanë informata për të vrarë, por se janë plagosur tre persona dhe se dyshohet që rasti ndodhi mes familjarëve.
“Për persona të lënduar kemi informata që janë duke u dërgu në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informata. Jemi duke shku në vend të ngjarjes. Informatat janë se dyshohet se janë familjarë- kanë lidhje familjare, por detaje nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen, policia janë të angazhuar”, tha prokurori për Betimi për Drejtësi.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se tre persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, kanë thënë nga policia.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026




Lajmet e Fundit


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026
