Berlin – Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë masash lehtësuese ekonomike pas takimit të koalicionit mes CDU/CSU dhe SPD.
Kancelari Friedrich Merz njoftoi se punëdhënësit do të mund të paguajnë bonuse deri në 1,000 euro, pa taksa dhe pa kontribute sociale, me qëllim përballimin e rritjes së kostos së jetesës.
Si pjesë e financimit të kësaj mase, parashihet rritja e taksës mbi duhanin nga viti 2026.
Ndërkohë, qeveria planifikon edhe një ulje të përkohshme të taksës mbi karburantet, duke reduktuar çmimin e naftës dhe benzinës me rreth 17 cent për litër për një periudhë dy mujore.
Masat vijnë në një kohë sfidash ekonomike dhe synojnë lehtësimin e barrës për qytetarët dhe bizneset, ndërsa reforma të tjera, përfshirë ato në sistemin shëndetësor, priten në javët në vijim./kudoshqio.com
Burimi: DW / Agjenci lajmesh

















