Shqip kudo që je!

Ndërron jetë në Mynih gjinekologu i njohur shqiptar, Dr. Imer Hajdari

Ndërron jetë në Mynih gjinekologu i njohur shqiptar, Dr. Imer Hajdari - Ndërron jetë MynihgjinekologuinjohurshqiptarDrImerHajdari

Komuniteti shqiptar në Gjermani humb një nga mjekët më të respektuar, pas një sulmi në zemër në orët e mëngjesit.

Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani. Gjinekologu i njohur, Dr. Imer Hajdari, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Mynih, si pasojë e një sulmi në zemër.

Sipas njoftimeve të para, ngjarja ka ndodhur të Dielen rreth orës 08:30, duke lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe pacientët e shumtë që e njihnin dhe e vlerësonin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

Dr. Hajdari, me origjinë nga Drenica e Kosovës, konsiderohej një ndër mjekët më të dalluar në fushën e tij në Evropë. Ai ishte i njohur jo vetëm për aftësitë e larta profesionale, por edhe për qasjen humane ndaj pacientëve, veçanërisht ndaj komunitetit shqiptar në Gjermani, të cilëve u qëndronte pranë edhe në gjuhën shqipe.

Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për mjekësinë dhe për komunitetin.

“Lamtumirë Doki. Pusho i qetë në botën tjetër”, thuhet në një nga reagimet publike.

Vdekja e Dr. Imer Hajdarit lë një boshllëk të madh në fushën e mjekësisë dhe në jetën e shumë njerëzve që ai i ndihmoi ndër vite./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus