Shqip kudo që je!

MPJD apelon ndaj qytetarëve: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë gjatë rrugës për në Kosovë

MPJD apelon ndaj qytetarëve: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë gjatë rrugës për në Kosovë - MPJD apelon ndaj qytetarëveShmangniudhëtiminpërmesSerbisëgjatërrugëspërnëKosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit të verës, të zgjedhin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Sipas ministrisë, gjatë muajve të pushimeve rritet ndjeshëm numri i mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre përdorin pikat kufitare me Serbinë. Për këtë arsye, MPJD ka përsëritur apelin për kujdes, duke rikujtuar rastet e raportuara të ndalimeve, kontrolleve të zgjatura dhe arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Në reagimin e saj, ministria përmendi edhe rastin e fundit të arrestimit të Osman Selmanit, i cili u ndalua nga autoritetet serbe nën dyshime që lidhen me pretendime për krime lufte të vitit 1999.

MPJD thekson se gjatë viteve të fundit janë regjistruar edhe raste të tjera, ku qytetarë të Kosovës janë ndaluar ose marrë në pyetje nga autoritetet serbe, kryesisht mbi akuza që lidhen me pretendime për shkelje të rendit kushtetues të Serbisë.

Për këtë arsye, ministria u rekomandon udhëtarëve që të planifikojnë itinerare alternative për të shmangur situata të pakëndshme gjatë kalimit transit nëpër Serbi.

Sipas MPJD-së, çdo rast i raportuar nga qytetarët ose familjarët e tyre monitorohet dhe trajtohet përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi. Ministria gjithashtu bën të ditur se për rastet e tilla informohen vazhdimisht delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus