Afati i ardhshëm ligjor për ndërrimin e detyrueshëm të patentave në Gjermani përfundon më 19 janar 2027.
Një rregullore e Bashkimit Evropian parashikon që miliona patenta shoferi duhet të ndërrohen deri në afatet e përcaktuara me ligj. Shumë drejtues automjetesh ende nuk janë në dijeni se duhet ta kryejnë këtë procedurë.
Sipas të dhënave të qeverisë federale gjermane, në janar të vitit 2027 përfundon afati i radhës për ndërrimin e patentave të motoçikletave dhe automjeteve.
Personat që nuk e respektojnë afatin rrezikojnë të përballen me një gjobë paralajmëruese gjatë kontrolleve policore, si dhe me probleme gjatë drejtimit të automjetit jashtë Gjermanisë.
Çfarë duhet të kenë parasysh drejtuesit e automjeteve?
Patentat duhet të ndërrohen brenda afatit përkatës. Për këtë procedurë nevojiten dokumentet e kërkuara nga autoritetet kompetente.
Gjithashtu, personat që nuk jetojnë më në vendin ku u është lëshuar patenta duhet të informohen se ku mund ta kryejnë procedurën e ndërrimit.
Edhe pse e drejta për të drejtuar automjetin mund të mbetet e vlefshme, një patentë që nuk është më e vlefshme si dokument mund të shkaktojë probleme, për shembull, gjatë marrjes me qira të një automjeti.
Prandaj, drejtuesit e automjeteve që preken nga kjo rregullore duhet të kontrollojnë afatin përkatës dhe të aplikojnë për ndërrimin e patentës në kohë. /tz