Shqip kudo që je!

Merz i shokuar nga fitorja e AfD-së: “Dorëzimi nuk është opsion për mua”

Merz i shokuar nga fitorja e AfD-së: “Dorëzimi nuk është opsion për mua” - Merz shokuar ngafitorjaeAfD-sëDorëziminukështëopsionpërmua

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar me tone të forta pas fitores së thellë të AfD-së në zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt, duke përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së tij.

“Dorëzimi nuk është opsion për mua”, deklaroi Merz, duke shtuar se është “thellësisht i shokuar” nga rezultati i zgjedhjeve dhe përparimi i krahut ekstremist të spektrit politik.

AfD ka siguruar rreth 44 për qind të votave në Saksoni-Anhalt, ndërsa CDU e drejtuar nga Merz ka marrë vetëm rreth 17 për qind. Rezultati përbën një goditje të rëndë për CDU-në dhe një fitore historike për AfD-në.

Pas këtij rezultati, kritikat ndaj kancelarit janë shtuar ndjeshëm. Merz shihet nga një pjesë e opinionit si një prej përgjegjësve kryesorë për dobësimin e CDU-së, veçanërisht në një kohë kur edhe vlerësimet e tij në sondazhe kanë rënë në nivele shumë të ulëta.

Merz pranoi se qeveria duhet të veprojë më shpejt dhe të përshpejtojë zbatimin e reformave, por njëkohësisht edhe t’ua shpjegojë më mirë qytetarëve arsyet dhe qëllimet e tyre.

Megjithatë, sfida për kancelarin dhe partitë në pushtet nuk përfundon me Saksoni-Anhaltin. Më 20 shtator zhvillohen zgjedhjet në dy lande të tjera, rezultatet e të cilave mund të jenë vendimtare për të ardhmen politike të qeverisë së Merzit.

Një tjetër humbje e rëndë e CDU-së mund të rrisë më tej presionin mbi kancelarin dhe të hapë një debat edhe më të madh brenda koalicionit qeverisës./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus