Shqip kudo që je!

Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim, nesër përfundon afati

Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim, nesër përfundon afati - Mbi 95 mijë mërgimtarëtëregjistruarpërvotimnesërpërfundonafati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 95 mijë qytetarë nga diaspora janë regjistruar deri më tani për të votuar jashtë Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas KQZ-së, 17 maji është dita e fundit për regjistrimin e votuesve nga mërgata, ndërsa interesimi për pjesëmarrje në procesin zgjedhor vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë mbledhjes së 49-të të mbajtur këtë vit, KQZ mori disa vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e votimit jashtë vendit. Ndër to ishte edhe miratimi i dizajnit të fletëvotimit për votimin me postë, si dhe formulat për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Institucioni zgjedhor bëri të ditur se ky fletëvotim do të përdoret vetëm për procesin e votimit me postë, i cili do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor 2026.

Bazuar në rregulloren për votimin jashtë Kosovës, KQZ do t’u dërgojë votuesve të regjistruar materialin zgjedhor përmes postës, përfshirë edhe fletëvotimin përkatës./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus