Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më të jetueshëm”, ka thënë ai për albinfo.at
Martin Marku, shqiptari nga Kosova u zgjodh Këshilltar Komunal (asamblist) në Graz të Austrisë në zgjedhjet që u mbajtën ditën e diel. Ai ishte pjesë e listës ÖVP me numër 2.
Lajmin e ka konfirmuar vet z.Marku për albinfo.at, ku ka thënë se do të angazhohet që të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të gjithëve pa dallim etnie.
“Duke qenë i vetëdijshëm për rolin dhe funksionin që kam marrë me këtë detyrë, do të mundohem që me maksimumin e punës të jem zëri më i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të Grazit, qoftë ata austriakë, shqiptarë apo cilësdo etnie tjetër. Do të jam pranë tyre për çdo të drejtë që e kanë ata, për një jetë më të mirë dhe për secilën çështje që do të kërkojnë”.
Marku, falënderoj të gjithë bashkëpartiaket e tij për mundësinëqë ia dhanë për të kandiduar dhe gjithashtu të gjithë votuesit për besimin për t’i përfaqësuar në Këshillin Komunal të Grazit.
“Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më të jetueshëm”, ka thënë ai, për albinfo.at
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026




Lajmet e Fundit


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026
