Shqip kudo që je!

Ligj historik: Britania ndalon duhani për brezin e ri

Ligj historik: Britania ndalon duhani për brezin e ri - Ligj historik Britania ndalonduhanipërbrezineri

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një hap të paprecedentë në fushën e shëndetit publik, duke miratuar një ligj që synon krijimin e një “brezi pa duhan”. Sipas këtij legjislacioni, personat e lindur pas 1 janarit 2008 nuk do të kenë kurrë të drejtë ligjore për të blerë cigare apo produkte të tjera që përmbajnë nikotinë.

Ligji, i aprovuar nga Parlamenti britanik, parashikon që ndalimi të vlejë jo vetëm për cigaret tradicionale, por edhe për pajisjet elektronike të duhanit, përfshirë vape-t. Kjo do të thotë se edhe pasi të arrijnë moshën madhore, ky brez nuk do të mund të blejë këto produkte në mënyrë të ligjshme.

Një nga elementët kyç të reformës është rritja progresive e moshës ligjore për blerjen e duhanit çdo vit, një mekanizëm që synon eliminimin gradual të përdorimit të tij në shoqëri.

Autoritetet britanike e kanë cilësuar këtë nismë si një moment historik në luftën kundër varësisë nga nikotina. Përfaqësues të qeverisë janë shprehur se objektivi është i qartë: ndërtimi i një gjenerate që nuk do të përballet me pasojat e konsumit të duhanit.

Ligji pritet tashmë të marrë miratimin formal nga Charles III, një procedurë e domosdoshme për hyrjen e tij në fuqi.

Nëse dekretohet, Mbretëria e Bashkuar do të bëhet vendi i parë në botë që zbaton një strategji të tillë afatgjatë për eliminimin e duhanit përmes legjislacionit./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus