Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

LDK: Pa marrëveshje politike dhe kandidat konsensual, nuk marrim pjesë në votimin për presidentin

LDK: Pa marrëveshje politike dhe kandidat konsensual, nuk marrim pjesë në votimin për presidentin - LDK Pa marrëveshje politikedhekandidatkonsensualnukmarrimpjesënëvotiminpërpresidentin
– min lexim Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje politike dhe nuk paraqiten emra konsensualë.

Sipas saj, LDK-ja nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen në një proces ku kandidatët nuk janë dakorduar mes subjekteve politike.

E pyetur nëse LDK do të mbështeste apo kandidonte Vjosa Osmani, Lushaku theksoi se partia e saj nuk i ka votat e mjaftueshme për të propozuar një kandidat. Ajo shtoi se shumica parlamentare, me 66 deputetë, ka mundësinë të paraqesë kandidaturat e veta.

Lushaku bëri të ditur gjithashtu se në takimet mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk janë diskutuar emra konkretë për postin e presidentit.

Ajo theksoi se, në mungesë të një propozimi zyrtar, LDK do ta shqyrtojë çdo kandidaturë eventuale dhe më pas do të vendosë për qëndrimin e saj në seancë, por aktualisht nuk ka bazë për një deklarim më të detajuar.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas