Shqip kudo që je!

LDK në Munich mobilizohet, Hazrolli në garë me nr. 35

LDK në Munich mobilizohet, Hazrolli në garë me nr. 35 - LDK Munich mobilizohetHazrollinëgarëmenr35

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, Gjenerali Gëzim Hazrolli zhvilloi një takim me bashkatdhetarët e Degës së LDK-së në Bayern, i cili u karakterizua nga një bashkëbisedim i hapur dhe përmbajtësor.

Takimi u mbajt në Munich, ku e pranishme dhe njëkohësisht organizatore e këtij aktiviteti ishte kryetarja e Degës së LDK-së për Bayern, Saranda Musliu, e cila theksoi rëndësinë e mobilizimit të diasporës në prag të zgjedhjeve.

Takimi shërbeu si një moment mobilizimi për strukturat dhe mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Gjatë diskutimit u trajtuan sfidat me të cilat përballet shteti i Kosovës, me theks të veçantë në sigurinë shtetërore dhe domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve.

Gjenerali Hazrolli, i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, mban numrin 35 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai para të pranishmëve prezantoi vizionin dhe angazhimin e tij për një shtet më të sigurt, me institucione të forta dhe funksionale.

Nga ky takim u theksua se LDK vazhdon të dëshmojë përkushtim për mbrojtjen e shtetit, garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e rendit demokratik.

Mesazhi i përbashkët i pjesëmarrësve ishte se vetëm përmes unitetit, organizimit dhe përgjegjësisë qytetare mund të arrihet një e ardhme më e sigurt dhe më e qëndrueshme për vendin.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus