Shqip kudo që je!

Lajm i mirë për mërgatën: Salzburgu lidhet direkt me Kosovën

Lajm i mirë për mërgatën: Salzburgu lidhet direkt me Kosovën - Lajm mirë përmërgatënSalzburgulidhetdirektmeKosovën

Në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart” është përuruar zyrtarisht linja e re ajrore direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, një zhvillim i rëndësishëm që pritet të forcojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Në ceremoninë inauguruese mori pjesë si i ftuar nderi i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi. Të pranishëm ishin gjithashtu Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit të Salzburgut, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.

Linja e re, e operuar nga kompania ajrore GP Aviation, do të realizojë dy fluturime në javë. Ajo synon të lehtësojë udhëtimin e diasporës shqiptare drejt Kosovës, si dhe të nxisë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë kulturën, ekonominë dhe turizmin.

Me këtë zhvillim, Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.

Hapja e kësaj linje konsiderohet një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe në rritjen e mundësive për shkëmbime të ndërsjella./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus