Shqip kudo që je!

Kurti takoi Zelenskyn në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

Kurti takoi Zelenskyn në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian - Kurti takoi Zelenskyn nëSamitine8-tëtëKomunitetitPolitikEuropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur në Jerevan, ku ishte i angazhuar në dy panele me fokus çështjet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë demokratike: “European Coalition Against Drugs” dhe “Reinforcing Democratic Resilience and Addressing Hybrid Threats”.

Në kuadër të samitit, Kurti zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me liderë të shteteve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të institucioneve euro-atlantike. Ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas, Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, Kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden, Kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, si dhe Albert II.

Po ashtu, një nga takimet e veçanta ishte ai me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, me të cilin u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dhe mundësinë e vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë pjesëmarrjes në samit, Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euro-atlantik, duke e cilësuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektiv strategjik dhe garanci për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon, si dhe për zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë kontekst, ai nënvizoi rëndësinë e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë hap, si dhe avancimin e statusit të saj drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si procese që duhet të bazohen në meritë dhe në përputhje me standardet e BE-së./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus