Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Kurti takohet me Presidenten e BERZh’it, ZKM: E inkurajoi të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat

Kurti takohet me Presidenten e BERZh’it, ZKM: E inkurajoi të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat - Kurti takohet PresidenteneBERZhitZKMEinkurajoitëvazhdojëmbështetjenpërsektorinprivat
– min lexim Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ZKM, ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.

Aty thuhet se Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik.
“Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Kurti ka falenderuar Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas