Shqip kudo që je!

Kurti: Sot pasdite takohem me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit

Kurti: Sot pasdite takohem me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit - Kurti Sot pasdite takohemmekomandantineKFOR-itpërhapjeneUrëssëIbrit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in.
“Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë të urës, përkatësisht marrjen nën kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in”, tha Kurti.
Kurti njoftoi se pasditen e sotme do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për të diskutuar edhe çështjen e hapjes së urës.

“Unë sot pasdite kam edhe një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR-it, përkatësisht komandantin Özkan Ulutaş. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha ai.
Kurti tha se pas ndërtimit të urave të reja në Mitrovicë, mbajtja e mbyllur e urës kryesore është bërë një situatë absurde.
“Duhet të rikujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër ato urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve, as të tensioneve, tregon që qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave, liria gjithnjë e më e madhe e lëvizjes është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen e sigurinë”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus