Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se ka biseduar me kandidaten Hatixhe Hoxha, e cila, sipas tij, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga gara për president nëse arrihet marrëveshje politike me Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurti tha se Hoxha është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse Lidhja Demokratike e Kosovës sjell 15 nënshkrime me emrin e kandidatit të saj për president, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të plotësonte edhe 15 nënshkrime nga mazhoranca.
“Kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse Lidhja Demokratike e Kosovës sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj, kushdo që është. LVV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera dhe sonte ta zgjedhim presidentin”, tha Kurti.
Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të dorëzojë nënshkrimet së bashku me emrin e kandidatit dhe se dokumenti duhet të ketë datën e sotme.
“Pres që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i sjellë 15 nënshkrime me emrin e kandidatit për president. Në këtë mënyrë i futemi garës sonte që të mos shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Kurti tha gjithashtu se nënshkrimet mund të jenë edhe më pak se 15, por duhet të ketë një propozim të qartë për vazhdimin e procesit në Kuvend.
LDK tha më herët se nënshkrimet e prezantuara një ditë më parë nuk kishin emër, pasi për këtë paraprakisht duhet dakordim me LVV-në.
Por, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kurti po kërkon kundërkandidate për Feride Rushitin.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera



NATO-60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë
29 Maj, 2026








Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri
28 Maj, 2026






