Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Kurti hap edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj

Kurti hap edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj - Kurti hap edicionin e12-tëtëShkollësDiplomatikepërDiplomatëtëRinj
– min lexim Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar hapjen e edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, një program gjashtëditor që këtë vit ka mbledhur 49 diplomatë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Sipas Kurtit, në këtë edicion po marrin pjesë 10 diplomatë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe 39 diplomatë të tjerë ndërkombëtarë. Programi synon të krijojë mundësi për shkëmbimin e ideve, ndërtimin e lidhjeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Mesazhi kryesor i edicionit të sivjetmë është “Small States – Smart Diplomacy” (Shtetet e vogla – diplomaci e mençur). Përmes këtij koncepti, theksohet rëndësia e diplomacisë, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidave të shtetndërtimit dhe në rritjen e rolit të Kosovës në çështjet rajonale e ndërkombëtare.

Kurti ka vënë në pah se diplomatët, pavarësisht vendeve që përfaqësojnë, kanë një përgjegjësi të përbashkët: të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes shteteve dhe të afrojnë njerëzit përtej dallimeve kulturore, përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Ai ka theksuar gjithashtu se lidhjet e krijuara gjatë këtij programi mund të shërbejnë si bazë për partneritete të reja dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar në të ardhmen./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas