Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së në Kosovë është pesëfishuar në pesë vjetët e fundit

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së në Kosovë është pesëfishuar në pesë vjetët e fundit - Kurti Eksporti shërbimevetëICT-sënëKosovëështëpesëfishuarnëpesëvjetëtefundit
– min lexim Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) për zhvillimin ekonomik të vendit, duke bërë të ditur se eksporti i shërbimeve të këtij sektori është pesëfishuar gjatë pesë vjetëve të fundit.

Përmes një postimi, Kurti ka njoftuar se në prag të edicionit të 15-të të konferencës KosICT, e cila zhvillohet sot dhe nesër, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të organizuar para kësaj ngjarjeje, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), ndërmarrës, pjesëtarë të komunitetit të teknologjisë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Sipas Kurtit, sektori i ICT-së aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV), ndërsa kompanitë kosovare po zhvillojnë dhe ofrojnë zgjidhje teknologjike për tregjet ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar se talenti, kreativiteti dhe përkushtimi i qytetarëve janë ndër asetet kryesore të Kosovës në këtë sektor.

Kreu i Qeverisë ka theksuar gjithashtu se institucionet do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën digjitale, modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e edukimit digjital, me synimin për të krijuar kushte më të favorshme për inovacion dhe ndërmarrësi.

Kurti ka nënvizuar se synimi i Qeverisë është që potenciali i sektorit të teknologjisë të shndërrohet në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas