Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit nuk ishin të dëshiruara nga partia e tij, por është shprehur i kënaqur që LVV-ja ka dalë sërish forcë e parë politike.
Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, Kurti ka thënë se kjo është fitorja e pestë e subjektit të tij në shtatë vitet e fundit.
“Na u imponuan zgjedhjet. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në krye. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por ende pa votat e diasporës”, ka deklaruar ai.
Kurti ka bërë të ditur se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare do të nisin bisedimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve.
“Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë tjera. Herën e fundit kishim deputetë nga të gjitha grupet etnike në qeverinë tonë. Dhe jam i sigurt se do të mbetet kështu”, ka thënë Kurti.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera




Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026





Lajmet e Fundit




Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026
