Shqip kudo që je!

Kristian Prenga paralajmëron “surprizë të madhe”: Joshua gaboi që më zgjodhi si kundërshtar

Kristian Prenga paralajmëron “surprizë të madhe”: Joshua gaboi që më zgjodhi si kundërshtar - Kristian Prenga paralajmëron surprizëtëmadheJoshuagaboiqëmëzgjodhisikundërshtar

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka rritur pritshmëritë në mesin e tifozëve, duke konfirmuar një përballje të madhe që pritet të zhvillohet këtë verë.

Kristian Prenga hyn në këtë përballje me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje, ndërsa të gjitha triumfet e tij kanë ardhur me nokaut – një tregues i fuqisë së tij në ring dhe i reputacionit si një nga goditësit më të rrezikshëm në peshat e rënda.

Sfida ndaj Anthony Joshua konsiderohet testi më i madh në karrierën e tij, por njëkohësisht edhe një mundësi e rrallë për të hyrë në elitën botërore të boksit. Një rezultat pozitiv ndaj britanikut do të përbënte një arritje historike, jo vetëm për Prengën, por për gjithë sportin shqiptar.

Tashmë vëmendja është përqendruar te 25 korriku në Riyadh, ku boksieri shqiptar synon të realizojë një surprizë të madhe: të mposhtë Joshuan dhe të lërë gjurmë në skenën ndërkombëtare të boksit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus