Shqip kudo që je!

Kosova prezantohet në Vjenë me kulturë dhe traditë në shënimin e Ditës së Evropës

Kosova prezantohet në Vjenë me kulturë dhe traditë në shënimin e Ditës së Evropës - Kosova prezantohet VjenëmekulturëdhetraditënëshënimineDitëssëEvropës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka marrë pjesë në shënimin e Dita e Evropës në Vjenë, duke prezantuar kulturën dhe potencialin e vendit në një aktivitet të organizuar përgjatë rrugës së njohur Mariahilfer Straße.

Ngjarja u zhvillua në bashkëpunim me organizatën Vienna Goes Europe dhe mblodhi përfaqësues të shumë vendeve dhe organizatave evropiane, me qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet shteteve të kontinentit.

Përmes një tavoline prezantuese, Ambasada e Kosovës ofroi për vizitorët një pasqyrë të pasur të kulturës, traditave dhe potencialit ekonomik të vendit. Të pranishmit patën mundësinë të njihen nga afër me elemente të trashëgimisë kulturore, materiale informuese, si dhe produkte vendore, përfshirë verëra kosovare dhe ushqime tradicionale shqiptare.

Atmosfera festive u pasurua edhe nga përgatitjet kulinare të realizuara nga Late Bäckerei, të cilat u mirëpritën nga vizitorët dhe kontribuuan në krijimin e një ambienti të ngrohtë dhe mikpritës.

Në këtë aktivitet kontribuuan edhe Lena Ibishi, Ana Gjonbalaj, Artur Dauti, Arbër Thaçi dhe Bekim Shllaku.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë organizim përfaqëson një tjetër hap në promovimin ndërkombëtar të kulturës dhe vlerave të saj, si dhe në forcimin e lidhjeve me komunitetin evropian./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus