Shqip kudo që je!

Kosova pjesë e dialogut evropian për Ballkanin Perëndimor në Irlandë

Kosova pjesë e dialogut evropian për Ballkanin Perëndimor në Irlandë - Kosova pjesë dialogutevropianpërBallkaninPerëndimornëIrlandë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti, mori pjesë në një aktivitet të rëndësishëm kushtuar Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Dublin dhe i organizuar nga Përfaqësia e Komisionit Evropian në Irlandë në bashkëpunim me organizatën e pavarur irlandeze CaraDem.

Diskutimi u përqendrua në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke përfshirë vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate, si dhe në hartimin e strategjisë së parë të Irlandës për Ballkanin Perëndimor. Ky zhvillim vjen në prag të Presidencës së ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Kapiti theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj reformave demokratike, forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të agjendës evropiane. Ai nënvizoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik dhe i pakthyeshëm për vendin.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për të qenë pjesë aktive e dialogut rajonal dhe evropian, si dhe për të përshpejtuar rrugën drejt integrimit evropian./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus