Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar sot Marrëveshjen dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden.
Sipas njoftimit, marrëveshja mes dy vendeve pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare.
Përmes kësaj Marrëveshjeje, thuhet se do të përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë kushtet për ofrimin e ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen në kërkimin dhe realizimin e kësaj ndihme./Arbresh.info
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera









Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026





