Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, Behar Isma, së bashku me këshilltaren e Kryeministrit, Fëllanza Podrimja, zhvilloi një takim bashkëbisedues me përfaqësues të mërgatës shqiptare në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes për bashkatdhetarët, si dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet mërgatës dhe Kosovës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre.
Mërgata vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe landit gjerman të Nordrhein-Westfalenit.
Në përfundim, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Düsseldorf falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë, diskutimin e hapur dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj Kosovës./kudoshqip