Glauk Konjufca ka kërkuar nga Bashkimi Evropian një qasje më të drejtë dhe të barabartë ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi është i gatshëm të avancojë drejt integrimit evropian përmes një procesi të bazuar në merita.
Nga Brukseli, ministri i Jashtëm kosovar bëri thirrje që Kosovës t’i hapet rruga për statusin e vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, Konjufca deklaroi se Kosova ka përmbushur detyrimet e saj dhe pret hapa konkretë nga Brukseli. Sipas tij, pyetësori i BE-së duhet të jetë hapi i parë drejt procesit të kandidimit.
Ai theksoi se zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një çështje politike, por edhe strategjike, për shkak të ndikimit të Rusisë në rajon, transmeton Klankosova.tv.
Konjufca paralajmëroi se ndikimi rus vazhdon të cenojë sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Evropën, duke e bërë edhe më të rëndësishëm një BE të bashkuar dhe të zgjeruar.
Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai ritheksoi se Prishtina mbetet konstruktive në proces, por nënvizoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.
Konjufca u shpreh optimist se në muajt e ardhshëm mund të ketë zhvillime konkrete në raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026

Lajmet e Fundit


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026
