Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Koktej molotovi bie mes policëve në Tiranë, një zyrtari i merr flakë uniforma

Koktej molotovi bie mes policëve në Tiranë, një zyrtari i merr flakë uniforma - Koktej molotovi bie mespolicëvenëTiranënjëzyrtariimerrflakëuniforma
– min lexim Shpërndaje

Tensionet e dhunshme janë rikthyer sërish gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë eskaluar.

Në pamjet dramatike të siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur një koktej molotovi është hedhur dhe ka shpërthyer pikërisht në mes të një grumbulli të madh të zyrtarëve policorë.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës djegëse, një zyrtari policor i janë ngjitur menjëherë flakët në trup, ndërsa kolegët përreth kanë reaguar me shpejtësi për shuarjen e zjarrit.

Asfalti përgjatë rrugës paraqitet tërësisht i mbuluar me gurë, pllaka të thyera dhe mbetje të mjeteve piroteknike, nga intensiteti i lartë isulmeve ndaj kordonit të sigurisë./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas