Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Integrimi evropian i Kosovës diskutohet në Mynih, shqyrtohen mundësitë e reja të bashkëpunimit

Integrimi evropian i Kosovës diskutohet në Mynih, shqyrtohen mundësitë e reja të bashkëpunimit - Integrimi evropian KosovësdiskutohetnëMynihshqyrtohenmundësitëerejatëbashkëpunimit
– min lexim Shpërndaje

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, ka marrë pjesë në një sesion informues të organizuar nga Lëvizja Evropiane (Europäische Bewegung), në ambientet e IBZ-së në Mynih.

Aktiviteti u mbajt me ftesë të zëvendëspresidentit të Lëvizjes Evropiane në Bavari, Prof. Dr. Gerhard Sabathil, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin proceset vendimmarrëse dhe reformat e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

Gjatë takimit, konsulli Nura zhvilloi bisedime me sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Evropiane në Gjermani (EBD), Bernd Hüttemann, lidhur me procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Po ashtu, në takimin me Prof. Dr. Gerhard Sabathil u diskutuan mundësitë konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit në Universitetin Ludwig Maximilian (LMU) në Mynih, në mbështetje të synimeve dhe aspiratave evropiane të Kosovës.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet synon promovimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat që mbështesin projektin evropian në Bavari dhe Gjermani./kudoshqip.com

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas