Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Iftar në Penzberg: Takim me Markus Söder dhe Joachim Herrmann

Iftar në Penzberg: Takim me Markus Söder dhe Joachim Herrmann - Iftar Penzberg TakimmeMarkusSöderdheJoachimHerrmann
– min lexim Shpërndaje

Një mbrëmje e veçantë e Iftarit në Penzberg u zhvillua në frymën e dialogut të hapur, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Në këtë takim morën pjesë Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, si dhe Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Bashkësisë Islame në Bavari, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rolit të komunitetit në forcimin e kohezionit shoqëror. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe kandidati për Këshillin Bashkiak të Mynihut nga CSU-Stadtrat Deli Balidemaj.

Gjatë diskutimeve u nënvizua rëndësia e komunikimit të sinqertë, dëgjimit në mënyrë të barabartë dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit në një kohë sfidash të shumta. Ky iftar shërbeu si një dëshmi e qartë se dialogu konstruktiv dhe respekti reciprok mbeten themeli i një shoqërie të bashkuar dhe të qëndrueshme. /kudoshqip.com/

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas