Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Gratë, diplomacia dhe ndërtimi i imazhit ndërkombëtar

Gratë, diplomacia dhe ndërtimi i imazhit ndërkombëtar - Gratë diplomacia ndërtimiiimazhitndërkombëtar
– min lexim Shpërndaje

Më 22 tetor 2026, The Balkan Forum, në partneritet me UN Women, organizoi në Prishtinë një diskutim kushtuar rolit dhe kontributit të grave në diplomacinë e Kosovës, si dhe ndikimit të tyre në përfaqësimin dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.

Gjatë fjalimeve kryesore u vu në pah rëndësia e rolit të grave në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, kontributi i tyre në proceset historike dhe politike, si dhe nevoja për njohjen dhe vlerësimin e angazhimit të tyre në diplomaci.

Diskutimi në panel mblodhi perspektiva të ndryshme mbi pjesëmarrjen e grave në diplomaci, politikë dhe negociata, duke trajtuar sfidat me të cilat ato përballen në proceset e përfaqësimit, si dhe ndikimin e tyre në ndërtimin dhe promovimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Në kuadër të ngjarjes u prezantua edhe hulumtimi “Women in Kosovo’s Diplomacy: From Representation to Recognition”, me autore Jeta Abazi Gashi. Ky hulumtim trajton përfaqësimin e grave në diplomacinë e Kosovës, dukshmërinë e tyre në arenën ndërkombëtare dhe rëndësinë e njohjes së kontributit të tyre në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe përfaqësimin e shtetit.

Ngjarja shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për reflektim dhe shkëmbim idesh mbi rolin e grave në diplomaci, duke theksuar se përfaqësimi i tyre nuk është vetëm çështje e pjesëmarrjes, por edhe e njohjes, vlerësimit dhe ndikimit në vendimmarrje.

Në përfundim, The Balkan Forum dhe UN Women falënderuan të gjithë folësit, panelistët dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë diskutim të rëndësishëm./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas