Shqip kudo që je!

Gjermani: Shqiptari humb jetën në vendin e punës

Gjermani: Shqiptari humb jetën në vendin e punës - Gjermani Shqiptari humb jetënnëvendinepunës

Raportohet se një shqiptar ka vdekur si pasojë e një aksidenti gjatë punës
 
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani dhe Luginën e Preshevës. Ramush Tahiri, 44 vjeç, nga fshati Norçë i komunës së Preshevës, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga përfaqësues të fshatit Norçë, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e bashkëfshatarit të tyre.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e kanë kujtuar Ramush Tahirin me fjalë prekëse, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij të parakohshme.
Vdekja e 44-vjeçarit ka lënë në zi familjen dhe komunitetin e tij, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura edhe detajet lidhur me ceremoninë e varrimit./Albinfo.ch

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus