Shqip kudo që je!

Futbollisti Leonis Elezaj, vetëm 11 vjeç, arrin marrëveshje me Nike

Futbollisti Leonis Elezaj, vetëm 11 vjeç, arrin marrëveshje me Nike - Futbollisti Leonis Elezaj vetëm11vjeçarrinmarrëveshjemeNike

Një tjetër histori suksesi vjen nga mërgata shqiptare në sportin ndërkombëtar. Leonis Elezaj, një talent i ri i Akademisë së Hertha BSC, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke nënshkruar kontratë me gjigantin global të sportit, Nike. Me këtë marrëveshje, ai renditet ndër futbollistët më të rinj që arrijnë një nivel të tillë bashkëpunimi me një markë prestigjioze ndërkombëtare.

Vetëm pak ditë pas këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e tij të hershme, Leonis festoi ditëlindjen e 11-të. Me këtë rast, ai u surprizua me një dhuratë simbolike – një top i personalizuar me simbolet e Kosovës.

Po ashtu, ai pati nderin të pritet në një takim nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, një vlerësim i veçantë për arritjet dhe potencialin e tij si sportist i ri.

Ambicia e tij më e madhe mbetet e qartë: të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të përfaqësojë vendin me krenari në skenën ndërkombëtare.

Suksese të tilla dëshmojnë për potencialin dhe përkushtimin e talenteve shqiptare në diasporë, të cilët po kontribuojnë në promovimin dhe lartësimin e emrit të Kosovës në arenën globale./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus