Shqip kudo që je!

Frankfurti korrigjon pasaktësinë për Kosovën në platformën e fluturimeve

Frankfurti korrigjon pasaktësinë për Kosovën në platformën e fluturimeve - Frankfurti korrigjon pasaktësinë përKosovënnëplatformënefluturimeve

Platforma gjermane e fluturimeve “Flights Frankfurt” ka korrigjuar një gabim lidhur me paraqitjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më herët ishte listuar gabimisht si pjesë e Serbisë.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili e cilësoi korrigjimin si rezultat të bashkëpunimit mes reagimit qytetar dhe angazhimit diplomatik.

Sipas tij, ky rast dëshmon se raportimi i pasaktësive dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me institucionet mund të sjellin ndryshime konkrete.

Ajeti u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione, kompani apo platforma në Gjermani ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj paraqiten në mënyrë të pasaktë, ta njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Berlin, duke bashkëngjitur edhe dëshmitë përkatëse.

Ai theksoi se ambasada do të vazhdojë të adresojë raste të tilla, me synimin që çdo pasaktësi të korrigjohet sa më shpejt.

“Bashkë mund të arrijmë edhe suksese të tjera në promovimin e drejtë të Republikës së Kosovës,” ka theksuar ambasadori Ajeti.

https://www.facebook.com/faruk.ajeti.9/posts/10164610464759133?ref=embed_post
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus