Shqip kudo që je!

Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë

Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë - Filmi shqiptar Derë eHapurshfaqetnëStokholmnëkuadërtëmuajittëFrankofonisë

Në kuadër të muajit të Frankofonisë, Ambasada e Shqipërisë në Stokholm do të shfaqë në Kinemanë Zita filmin shqiptar “Derë e Hapur” (Open Door), me regji të Florenc Papas dhe me një kast aktorësh të vlerësuar, transmeton albinfo.ch.

Filmi trajton historinë e një gruaje të martuar, e cila së bashku me djalin dhe motrën e saj shtatzënë, përpiqen të kthehen në fshatin e tyre të lindjes. Rrugëtimi i tyre shoqërohet me sfida të shumta, duke kulmuar me përballjen me babain strikt, në një situatë të ndjeshme ku motra shtatzënë është e pamartuar.

Shfaqja e filmit do të mbahet më 24 mars 2026, në ora 18:00, në sallën Zita 1, Zita Folkets Bio në Stokholm. Biletat mund të sigurohen përmes platformës zyrtare të kinemasë.

Ambasada e Shqipërisë në Stokholm ka shprehur falënderime për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe producentin Eno Milkani për bashkëpunimin në sjelljen e këtij filmi për publikun ndërkombëtar, duke promovuar kështu kinemanë shqiptare dhe vlerat kulturore në arenën ndërkombëtare.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus