New York: Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjetoi një nga ngjarjet më të mëdha të viteve të fundit, me organizimin e festivalit “United FestivALB” në Staten Island, New York.
I mbajtur në ambientet e SIUH Community Park, festivali dyditor mblodhi mijëra pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Amerikës, duke e kthyer këtë event në një pikë referimi për diasporën shqiptare.
Në skenë u ngjitën disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, përfshirë Capital T, Ledri Vula, MC Kresha & Lyrical Son, Sabri Fejzullahu dhe Aurela Gaçe, të cilët sollën atmosferë festive dhe entuziazëm të lartë tek publiku.
Përveç koncerteve, festivali përfshiu edhe elemente të rëndësishme kulturore, si prezantime tradicionale, gastronomi shqiptare dhe aktivitete për familje, duke reflektuar identitetin dhe diversitetin e komunitetit shqiptar në SHBA.
Ky event po konsiderohet tashmë si një ndër organizimet më të suksesshme dhe më masive të diasporës shqiptare për vitin 2026./kudoshqip.com/

















