Shqip kudo që je!

Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze amerikane

Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze amerikane - Ermona Meshi diplomon nëSHBAdhenderohetmemedaljenprestigjiozeamerikane

Togerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ermona Meshi, ka përfunduar me sukses studimet në Adjutant General School në Shtetet e Bashkuara, duke arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ushtarake.

Gjatë këtij programi, ajo është vlerësuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic Medal”, një çmim që u jepet studentëve ndërkombëtarë për arritje të larta akademike, disiplinë dhe përfaqësim të denjë gjatë trajnimit.

Ky sukses merr një domethënie të veçantë edhe për shkak të historisë familjare të saj, pasi Meshi është mbesa e dëshmorëve Afrim dhe Bashkim Meshi, të cilët ranë në luftë për lirinë e Kosovës.

Arritja e saj shihet si dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe si një përfaqësim dinjitoz i vendit në institucionet ndërkombëtare të trajnimit ushtarak.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus